Bajern Mynih nis stërvitjen, por rregullat e gjermanëve janë strikte

Klubi i Bajern Mynih ka vendosur të nxjerrë lojtarët në stërvitje, në mënyrë që këta të fundit të jenë në formë fizike optimal në momentin kur të rifillojë kampionati. Rekordmenët gjermanë fillojnë sot përgatitjet, teksa në seancat stërvitore do të respektohen në mënyrë strikte rregullat e distancimit fizik për shkak të COVID-19.

Kështu, 21 futbollistët bavarezë do të ndahen në katër grupe me nga katër lojtarë dhe një grup me pesë lojtarë. Lojtarët e secilit grup nuk mund të kenë kontakt me atë të grupeve të tjera, teksa edhe oraret e grupeve do të jenë të ndryshme.

Ndërkaq, lojtarët nuk do të konsumojnë drekën në klub, por do të marrin ushqimin dhe do të drejtohej menjëherë për në banesat e tyre. Madje, edhe dushin nuk do ta bëjnë në qendrat e klubit, por vetëm në shtëpinë e tyre. /VipSport.al/