Bajern Mynih kthehet në fushën e blertë nën masa të rrepta higjene

Duke nisur nga dita e hënë skuadra e Bajern Mynihut do të kthehet në fushën e blertë. Ky është vendimi i fundit i përfaqësisë së klubit, që ka vendosur se kjo është zgjidhja e vetme efikase. Megjithëse, koronavirusi në Gjermani është në përmasa jo të vogla, klubi bavarez ka vendosur të nxjerrë futbollistët e tij nga shtëpia.

21 lojtarët e skuadrës do të ndahen në pesë grupe, të gjithë në orare të ndryshme. Çdo rrugë ku do të kalojnë të pestë grupet nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe stërvitjet do të kryhen në tre vende të ndryshme.

Pas stërvitjes, lojtarët do marrin ushqim të përgatitur me vete në shtëpi sepse nuk lejohen të hanë në qendrën e klubit. Gjithashtu ata nuk do të lejohen të bëjnë dush në ambientet e klubit, por do të duhet të presin deri sa të shkojnë në shtëpi. /vipsport.al/