Atletja rekordmene “peng” në Kenia, Gega: Nuk kam kontakte me shtetin shqiptar, stërvitem këtu!

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ka mbetur në Kenia, pasi ishte atje me trajnerin e saj Taulant Stermasi, për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike 2020, të cilat u shtynë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se po e shfrytëzon këtë moment për t’u përgatitur për evenet të tjera ndërkombetare, edhe pse asgjë nuk është e qartë.

Në një prononcim përt “Sportmagazinë” në “OraNeës”, ajo thotë se vijon që të përgatitet, ndërsa nuk ka marrë kontakte nga shteti shqiptar…“Kam ngecur në Kenia, Olimpiada u shty, por do të qëndrojë këtu për një mini-fazë përgatitore. Me shtetin shqiptar nuk kam kontaktuar akoma, por të pres si do shkoj situta dhe do të gjej një mënyrë”, – tha Gega në një lidhje “skype” për gazetarin Altin Sulçe.

Gjithashtu ateletia shqiptare tregoj vështirësit dhe si po e kalon këtë moment, ku njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur për t’u ruajtur nga Covid-19.

E.S./Vipsport.al/