As tenisi s’mund të dalë mbi forcën e Covid-19, anulohet turneu gjigant

Ashtu si shumica e aktiviteteve, edhe ato sportive e kanë pasuar për shkak të përhapjes së madhe të Covid-19 në mbarë Europën. Turneu i fundit sportiv që dorëzohet para fuqisë së virusit vdekjeprurës është një nga turnetë më të mëdhenj të tenisit.

“Wimbledon” i këtij viti zyrtarisht është anuluar. Një nga turnetë më prestigjozë të botës ka vendosur të shtyjë zhvillimin e tij deri në përmirësimin e situatës. Ky turne ishte i planifikuar të zhvillohej në datat 29 qershor deri më 12 korrik në qytetin e Londrës.

Britania gjithmonë ka qenë një vend, që nuk ka përjetuar trazira të mëdha dhe kjo ka çuar edhe në zhvillimin normal të aktiviteteve sportive. Hera e fundit, që “Wimbledon” është shtyrë, daton vetëm në vitet e zhvillimit të dy Luftërave Botërore. /vipsport.al/