Alarmi i koronavirus/ Anulohen edhe tre gara të tjera, nuk ka Moto Gp deri në korrik

Koronavirusi ka përfshirë të gjithë botën e sportit, teksa në këtë mes nuk shpëton as Moto Gp. Kështu, pas anulimit të shumë garave të Formula 1, edhe bota e motoçiklizimit ka marrë së fundmi vendimin për të mos garuar në tre cirkuitët e radhës.

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Gjermanisë (Saksering), atë të Holandës (Asen) dhe atë të Finlandës (Kimiring).

Në këtë formë, është e konfirmuar se tashmë pilotët nuk do të mund të garojnë deri në muajin korrik, ndërsa do jenë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve në lidhje me COVID-19 për të marrë një  vendim të dytë me startin e kampionatit. /VipSport.al/