Agim Ibrahimi: Më kanë kërkuar para për të luajtur me Shqipërinë, kam pasur ofertë nga Partizani

Në vitin 2012 është shpallur lojtari më i mirë në Maqedoninë e Veriut dhe prej vitesh është pjesë e pandarë e kombëtares së vendit fqinj. Ish-sulmuesi i Kaliarit në Serie A, Agim Ibrahimi ditën e sotme foli në emisionin  “Fan Zone” në Super Sport, ku zbuloi se në rininë e tij i kanë kërkuar rryshfet që të përfaqësojë kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i Shkëndijes foli edhe për ofertën e Partizanit para disa kohësh.

SEZONI AKTUAL- Ky sezon nuk është njësoj si ai i kaluari. Shkaktar mendoj se ishin ato humbje që bëmë në Europë. Mendoj se me këtë skuadër që kemi do të rikthehemi sërish ajo skuadër që ishim sezonin e kaluar.

NGUSHTIMI NDAJ VENDIT TË PARË- Nuk dyshoj se mund t’i afrohemi Vardarit, pasi kemi dy ndeshje ndaj tyre dhe çdo gjë është e mundur. Unë jam tifoz i flaktë i Shkëndijës dhe ky është një mesazh për të rinjtë që nuk duhet të heqin dorë.

Çdo menaxher bën punën e transferimit dhe më pas ikën në shtëpinë e vet. Suksesi me presidentin Visar Bexheti ishte një nga sukseset më të mëdha duke fituar trofe. Ne si lojtar duhet të fokusohemi në fushë dhe nuk duhet të ndikojnë këto gjëra për ne.

ITALIA- Gjatë kohës që isha në Maribor e pas atyre trofeve mendoj se ishte gjë e mirë që isha në huazim dhe u ktheva në Maribor për të luajtur në Champions. Tani që e mendoj më shumë duhet të qendroja pak më gjatë te Kaliari në Serie A.

PARTIZANI- Kam menduar që të luaj në Superligë dhe kam pasur oferta nga Partizani. Nuk ishin kontakte direkt, por me ndërmjetësim dhe asnjëherë nuk i dihet në futboll.

KOMBËTARJA- Atëherë kishte shumë telenofata dhe çdokush do të fuste hundët. Ne lojtarët na shikojnë edhe si lekë dhe kishte nga ata që kërkonin lekë që të luaja për ombëtaren shqiptare. Kam luajtur për moshat e Maqedonisë dhe për ekipin e madh që të tregoj vlerat e mia si lojtar.

NDESHJA MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË- Mendoj se Maqedonia është favorit ndaj Kosovës. Unë nuk mund të jem pjesë në këtë ndeshje pasi jam ndëshkuar me karton. /vipsport.al/