sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare / UEFA nuk ka zgjidhje tjetër, merret vendimi për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës

Kriza që ka shpërthyer sidomos në Europë, ka detyruar UEFA-n që të marrë masa drastike dhe të shtynte Euro 2020. Por përveç kësaj, organizata që drejton kompeticionet në kontinent, është detyruar që të sakrifikojë për momentin edhe kompeticionet e klubeve, pasi ka pasiguri të madhe kur mund të kthehet normaliteti në pjesën më të madhe të kontinentit, me shtetet kryesore që janë goditur shumë rëndë nga virusi.

Kështu, sot UEFA pranoi zyrtarisht se ka shtyrë për një datë të pacaktuar finalet e kompeticioneve të saj kryesore: Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Kampioneve për femra. Të gjitha ishin planifikuar që të zhvilloheshin në maj 2020, por me komunikatën e saj UEFA bëri të ditur se nuk kishte vendosur afat se kur duheshin zhvilluar më tej në këtë vit.

“Grupi i punës i krijuar javën e kaluar si rezultat i një video-konference mes përfaqësuesve të futbollit europian, të drejtuar nga presidenti Çeferin, do të analizojnë opsionet që u shfaqen. Grupi ka filluar që tani ekzaminimin e kalendarit dhe njoftimet për ta do të bëhen në kohën e duhur”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

Në shumë vende të ndryshme, shpërthimi i pandemisë me përmasa të mëdha ka bërë që të fillohet të mendohet se ky sezon mund të shtyhet deri në fundin e vitit. Si rrjedhojë, edhe UEFA mund të jetë e detyruar që të shtyjë të gjitha planet që ka si për kompeticionet e klubeve, ashtu edhe për ato të ekipeve kombëtare. Ajo është e ndërgjegjshme që në kushtet aktuale, është e pamundur që të bëhet një parashikim se kur mund të kthehet përsëri futbolli në kontinent. /vipsport.al/