Zyrtare/ UEFA merr vendimin për ndeshjet e Europa League, ja çfarë ndodh me Interin dhe Romën

Paniku që po shkakton Koronavirusi është i madh dhe jo më kot, pasi virusi famëkeq vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ndërkohë, edhe bota e futbollit tashmë duket si e ngrirë pasi në Itali aktiviteti është pezulluar, ndërsa në kampionatet e tjera europiane, ndeshjet po zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

Së fundmi, UEFA ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet e skuadrave italiane në Ligën e Europës në program për ditën e nesërme. Kështu, Inter-Getafe dhe Sevilja-Roma nuk do të zhvillohen, kjo is pasojë edhe e ndalimit të fluturimeve mes dy vendeve.

Në fakt, presidenti i Getafes e kishte bërë të qartë se nëse UEFA vendoste të luhej rregullisht, atëherë nuk do të udhëtonin drejt Italisë e cila në këto momente është epiqendra e virusit dhe do të preferonte ta humbiste ndeshjen në tavolinë. Ndaj, UEFA para se të prishej gara, vendosi të shtyjë ndeshjet, ndërsa në vendime të dyta do të bëhet e ditur se si do të programohet për këto sfida. /Egi Cabeli-VipSport.al/