Zyrtare/ Uajlder kërkon hakmarrjen ndaj Fjurit, kërkesë për revansh në mes të korrikut

Tajson Fjuri e shkatërroi Deontei Uajlder në ndeshjen për titullin kampion bote në federatën WBC, duke ja marrë nga brezi amerikanit pas plot pesë vitesh. Fjuri e dominoi gjithë ndeshjen, duke e trullosur me grushtet e tij dhe gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen në raundin e shtatë, pasi amerikani kishte rënë dy herë më parë në tokë.

Ditën e djeshme Uajlder postoi një video, ku shprehej se ai do të kthehet edhe më i fortë dhe lufta sapo ka filluar. Ish-kampioni i Botës nuk është pajtuar aspak me humbjen dhe ka aktivizuar menjëherë klauzolën e revanshit, një rregull që ishte vendosur para ndeshjes së kaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Tajson Fjurit, që janë shprehur se asistentët e boksierit amerikan kanë dërguar kërkesën për revansh. Ata kanë vendosur se ndeshja do të zhvillohet në Amerikë ne mes të muajit korrik. Një vendim paksa i nxituar ky, pasi në fund të qershorit, Uajlder do të ketë një sfidë me Pulev në stadiumin e Totenhemit në Londër. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan