sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” bëhen “Tokyo 2021”

Deri tani i vetmi event sportiv, që i kishte mbijetuar forcës së koronavirusit ishin Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, por edhe këta të do të kthehen në “Tokyo 2021”. Vendimi përfundimtar është njoftuar ditën e sotme nga qeveria japoneze, nëpërmjet ministrit të sporteve, Sheiko Jashimoto, i cili ka deklaruar se eventi gjigant, për të cilin Japonia ka shpenzuar miliarda euro do të shtyhet për verën e ardhshme.

Deri tani Japonia kishte rezistuar dhe gjatë njoftimeve të njëpasnjëshme thuhej se Lojërat Olimpike do të zhvillohen normalisht, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. Përshkallëzimi i situatës në Europë për shkak të përhpjes së frikshme të Covid-19 ka bërë që një sërë vendesh të mos lejonin atletët e tyre të udhëtonin për të garuar në Japoni.

Australia, Kanadaja, Polonia, Irani, Zvicra dhe Portugalia njoftuan se nuk do t’i dërgonin atletët e tyre nëse Lojërat do të zhvilloheshin këtë verë, pasi mbrojtja shëndetësore nuk ishte e garantuar përballë përhapjes së pandemisë Covis-19. E gjithë kjo ka sjellë anulimin e eventit për verën e ardhshme, që pritet të jetë shumë intensive, pasi të gjithë kompeticionet e këtij viti janë programuar për 2021. /vipsport.al/