Zyrtare / Broja kalon te ekipi i parë i Çelsit për duelin me Liverpulin, Lampard nuk e rrezikon me U23

Armando Broja tashmë nuk do të jetë protagonist vetëm në stërvitje me ekipin e parë të Çelsit, por edhe pjesëtar në ndeshjet zyrtare të tij. Sulmuesi i talentuar i U21, i cili pritet që së shpejti të bëhet pjesë edhe e Kombëtares A, ka bindur Frenk Lampard, i cili e ka grumbulluar me ekipin e parë për një sfidë shumë të rëndësishme siç është ajo nesër në Kupën FA ndaj Liverpulit.

Broja është stërvitur edhe sot me ekipin e parë, ndërsa pritej që në darkë të kalonte te U23 për ndeshjen e saj kundër Everton. Por Lampard ka vendosur që të mos rrezikojë sulmuesin shqiptar, duke e pasur si një nga alternativat e pakta në majën e sulmit për sfidën e nesërme. Ndaj Broja nuk ka udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit të të rinjve, për të qëndruar me skuadrën e parë.

Duke parë situatën e shumë dëmtimeve të njëpasnjëshme te Çelsi dhe mungesës së alternativa në vijën e sulmit, parashikohet që Broja ta nisë ndeshjen ndaj Liverpulit nga stoli, por nuk është çudi që ish-mesfushori i njohur anglez t’i japë hapësira atij në varësi të rezultatit të sfidës. /vipsport.al/