Zidan nuk e ka në plane, Reali nxjerr në shitje yllin e mesfushës. E zëvendëson talenti, që i eliminoi

Hames Rodriges dhe Real Madridi do të ndahen përfundimisht këtë verë. Kolumbiani erdhi këtë sezon nga Bajerni pas dy vitesh huazim në Gjermani, por pa arritur të zërë vend në formacionin e Zidan. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe Reali nuk ka në plan të rinovojë me të për shkak edhe të pagës prej 7.5 milionë euro në sezon që kolumbiani fiton aktualisht.

Ai nuk shihet si një lojtar i vlefshëm për Zidan dhe në verë Perez do të kërkojë për një blerës për të, në mënyrë që të mos e humbasë me parametra zero verën e ardhshme. Juventusi është interesuar kohë më parë për fantazistin dhe nëse Reali bën një skonto të konsiderueshme, Paratiçi e Nedved mund të hidhen në sulm për Hames.

Kujtojmë se Perez ka shpenzuar thuajse 80 milionë euro për të sjellë Hames në “Santiago Bernabeu” në vitin 2014 nga francezët e Monakos, pas atij shpërthimi të madh që 28-vjeçari bëri në Botërorin e 2014 me Kolumbinë, ku u shpall edhe golashënuesi i turneut. Ndërkohë zëvendësuesi i Hames në Madrid do të jetë Odegard, i cili është i huazuar te Real Sociedad dhe ishte një nga “fajtorët” kryesorë të eliminimit të Realit nga Kupa e Mbretit nga ekipi bask. /vipsport.al/