Zgjedh Shqipërinë mes 5 shteteve, mbrojtësi pret pasaportën: Jam patriot, gjaku im është shqiptar

Kosovar Sadiki është prurja më e re e kombëtares shqiptare të futbollit. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është gati të veshë fanellën kuqezi dhe po pret thjesht që të pajiset me pasaportën shqiptare pasi ka bërë zgjedhjen e tij mes 5 shteteve të ndryshme që mund të përfaqësonte.

Djaloshi i lindur në Gjermani, me prindër kosovarë ka emigruar në Kanada më pas me familjen dhe ka luajtur për këtë të fundit deri me U23. Por ai ka zgjedhur Shqipërinë, siç bëri të ditur në një intervistë për mediat irlandeze, vend ku luan me Fin Harps.

“Zhvilova një bisedë me trajnerin e Kanadasë dhe i thashë se kam vendosur të luaj për Shqipërinë. Po bëj kalimin e pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes time është nga Shqipëria. Më përpara nuk ishte e mundur për shkak të situatës me pasaportën, Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi, ishte e komplikuar, por vendosa të luaj për Shqipërinë”, shpjegoi vetë Sadiki.

Ai ka qenë pjesë e akademisë së Stouk Siti në Angli para se të shkonte te Hibernian në Skoci, nga ku u huazua në kampioantin irlandez, për të luajtur me rregullisht para se të kthehet në Skoci. “Unë dua të luaj për Shqipërinë dhe kjo varet nga si do të paraqitem te Fin Harps këtë sezon, nëse do të luajë ndeshje të mira në këtë kampionat, do të ketë një rol thelbësor”, theksoi ai. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan