Zbulohet plani për Tomorin në Superiore, në verë pritet të afrohen sponsor nga Bashkia e Beratit

Tomori në Kategorinë e Dytë, pas një nisje jo të mirë në fillim të këtij edicioni është në rrugë të mbarë. Beratasit janë duke rivalizuar për rikthimin në të Parën me dy skuadrat mjaft solide dhe të forta, siç janë Maliqi dhe Albpetroli. Beratasit fituan në Maliq dhe për ta ngjitja duket më e afërt tashmë, duke qenë se Albpetrolin e presin në fushën e tyre…

Por, strategjia e kryebashkiakut Ervin Demo, i cili ka afruar edhe sponsor të jashtëm pak kohë më parë në mënyrë që skuadra të ketë një buxhet të bollshëm, veç ndihmës dhe fondit të Bashkisë së Beratit, është që në sezonin e ardhshëm të ketë një buxhet shumë më të madh.

Vetë Bashkia e Beratit ka si qëllim që të riformatojë futbollin në tërësi dhe puna ka nisur që këtë sezon, me ekipet e moshave, ku një tjetër ndryshim pritet që të kapë skuadrat dhe trajnerët në verë, nisur edhe nga rezultatet që do të kenë në fund të sezonit.

Pa thënë se skuadra e parë, do të jetë akoma më  e fortë, duke u bazuar te lojtarët vendas, por do të ketë edhe 5-6 afrime shumë cilësorë me lojtarë që do të bëjnë diferencën, në mënyrë që të ndërtohet një Tomor me pretendime për t’u rikthyer në elitë.

Veç skuadrës, në “sitë” është edhe infrastruktura në Berat, ku kryebashkiaku Demo do të këkrojë që të shtohen impinatet dhe të ketë rikonstruksione, në mënyrë që futbolli në Berat të jetë ndryshe…

Tashmë kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt dhe koha do t’i tregojë nëse do të jenë premtime ashtu siç edhe ka ndodhur me paraardhësit e z.Demo apo do të ketë ndryshime vërtetë në dobi të futbollit berates për ta rikthyer aty ku i takon traditës që ka Tomori.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan