sex hikayeleri porno izle kartal escort

Xherrard nuk do e blejë djalin e legjendës, Igli Tare gati ta veshë bardhekaltër

Igli Tare vijon strategjinë e tij të zakonshme për të sjellë te Lacio talente të spikatur në ligat më inferiore se Serie A. Yjet që ka këtë sezon në skuadër nuk do të qëndrojnë të gjithë, por do të shiten për të rritur klubin financiarisht dhe Tare do të tentojë t’i zëvendësojë ata me lojtarë po aq të mirë.

Emri i radhës në tavolinën e vlonjatit është Ianis Haxhi, djali i Georges. 21-vjeçari këtë sezon është në një ekip me Kamberin nën urdhrat e Stiven Xherrard te Reinxhers. Skocezët e kanë me huazim deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes nga Genku. Megjithatë, paraqitjet e të riut duket se nuk e kanë bindur klubin e Reinxhers dhe nuk ka në plan ta bëjë të tyrin.

Në këtë situatë është gati të përfitojë Igli Tare dhe të dërgojë ofertën e tij drejt klubit belg. Vlera e rumunit në merkato varion tek 5-6 milionë euro, një shifër, që Tare është i gatshëm ta japë për talentin këtë verë. Nëse ky transferim do të kompletohej, Haxhi do të rikthehej në Itali, ku më parë ka kaluar një sezon e gjysmë me Fiorentinën, pa arritur të lërë gjurmë. /vipsport.al/