Vjen lajmi i mirë, Florian Riza shërohet nga koronavirusi

Ndoshta jo të gjithë e dinim, por Florian Riza ka disa ditë i shtruar në spitalin Covid-19. Ai pasi ka ndjerë simptomat karakteristike të reklamuara nga mjekët prej javësh, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe ka rezultuar se është pozitiv për Covid-19.

Simptomat e infektimit nuk kanë qenë aq të lehta për Rizën, pasi atij ndryshe nga një pjesë e mirë, që është trajtuar në shtëpi, i është dashur të shtrohet në spital për të marrë mjekimin profesional të mjekëve.

Megjithatë, ditët e vështira e të errëta për ish-lojtarin e Tiranës kanë përfunduar dhe ai e ka kaluar sëmundjen. Floriani ka rezultuar negativ në testin e bërë dhe është gati të lërë spitalin, për të vazhduar një izolim dyjavor në shtëpinë e tij.

Riza aktualisht punon si gazetar e gjithashtu ndihmon për zhvillimin e futbollit të femrave, pranë FSHF. Gjatë karrierës së tij si futbollist ai është aktivizuar me Tiranën dhe Adana Demirspor në Turqi. /vipsport.al/