(VIDEO)Bylis nuk ia del sërish për këtë vit, Laçi fiton dhe jep sinjal për Europën

Është mbyllur me rezultatin 2-1 ndeshja mes Laçit dhe Bylisit. Vendasit triumfuan dhe morën një trepikësh me shumë rëndësi, ndërsa ballshiotët vazhdojnë të mos njohin sukses për këtë vit kalendarik. Pjesa e parë nisi menjëherë me presionin e vendasve që vendosën në vështirësi mbrojtjen e Bylisit, megjithatë nuk ia gjetën të realizonin.

Me kalimin e minutave, miqtë arritën të baraspeshonin lojën dhe patën mundësitë e tyre. Ndërkohë, fraksioni u parë u karakterizua edhe nga një nervozizëm në fushë teksa u regjistruan disa kartonë të verdhë. Për t’u theksuar edhe një gol i anuluar për Laçin nga Nuazbueze, për shkak së prekjes me dorë të këtij të fundit. Sakaq, fraksioni i dytë i ndeshjes nis me në lajm të keq për Laçin. Kurbinasit humbën për shkak dëmtimi sulmuesin Nuabueze, megjithatë sërish ia dolën të gjenin golin falë Grecës që nuk fali përballë Hidit.

Por, mallakastriotët ditën të reagonin dhe barazuan falë një 11-metërshi të shënuar nga Mozone. Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë dhe 4 minuta para fundit të ndeshjes shënuan përsëri me anë të Donald Rapos, i cili ishte aktivizuar vetëm para pak minutash. Ndërkaq, në minutat e mbetura pavarësisht përpjekjeve të miqve, rezultati nuk ndryshoi. Tashmë, Laçi ruan vendin e tretë të klasifikimit, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë. /Egi Cabeli-VipSport.al/

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni (Selmani), Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze (Vecaj)
Trajner: Armando Cungu.

Bylis: Hidi, Visente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe (Mozone), Qardaku (Bajramaj), Munjoz (Ujka), Guindo
Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Fangaj, Greca, Deliu/ Bicaj, Mëllugja, Janku, Ujka

LIVE, minutë pas minute:

94′ Përfundon sfida me fitoren e Laçit me shifrat 2-1 ndaj Bylisit

90+4′ Akordohen 4 minuta shtesë

86′ Goooool! Laçi gjen golin e avantazhit, Rapo shënon të dytin

84′ Karton i verdhë për Ujkën

83′ Tjetër lëvizje e detyrueshme për Cungun. Deliu largohet i dëmtuar dhe aktivizohet Rapo

82′ Lushkja provon nga distanca por Hidi reagon saktë

79′ Guindo shfaqet para Stazhillës por i mungon saktësia

77′ Bylis mbyll zëvendësimet. Largohet Munjoz dhe aktivizohet Ujka

70′ Lushkja provon kuadratin kundërshtar por topi përfundon në këndore

69′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Aktivizohet Selmani dhe futet Gjoni

67′ Bylis i afrohet golit të avantazhit. Guindo edhe pse në rënie lëshon një goditje që i shkon shumë pranë kuadratit

64′ Gooooool! Këtë herë nuk ekzekuton Hidi, por Mozone merr përsipër penalltinë dhe realizon

63′ Penallti për Bylisin, Gjoni gabon dhe prek topin me dorë. Nuk ka dyshime për Xhajën

60′ Bylis kryen zëvendësimin e dytë. Aktivizohet Bajramaj dhe largohet Qardaku

59′ Karton i verdhë për Deliun

56′ Goooool! Shënon Laçi, Hidi nuk kontrollon siç duhet një goditje nga distanca dhe Greca nga fare pranë nuk fal

55′ Dovedan kryen zëvendësimin e parë. Aktivizohet Mozone dhe largohet Ntepe

54′ Provon Mëllugja nga distanca, por është i pasaktë

52′ Në vend të Nuabueze futet Uendi Vecaj

51′ Goditje e rëndë për Laçin. Nuabueze dëmtohet dhe detyrohet të lërë fushën

45′ Starton pjesa e dytë, Laçi përballë Bylisit

47′ Përfundon me rrjeta të paprekura pjesa e parë mes Laçit dhe Bylis. Janku dhe Nuabueze e mbyllin në paqe pas gjithë dueleve për 45 minuta

46′ Tjetër karton për Laçin, e pëson Greca

45+2′ Akordohen dy minuta shtesë

44′ Vjen kartoni i parë i verdhë edhe për Laçin, ndëshkohet Fangaj

39′ Karton i verdhë sërish për Bylisin, Janku ndërhyn ashpër ndaj Shehut

35′ Ndërhyrje e ashpër nga Mëllugja, mesfushori ndëshkohet me të verdhë. Situatë që sjell nervozizëm mes lojtarëve

32′ Laçi ka fatin me vete tashmë, goditja e Bicaj ndalet nga shtylla me portierin Stazhilla që ishte i mposhtur

29′ Vjen ndëshkimi i parë i ndeshjes, Bicaj merr karton të verdhë pas faullit ndaj Nuabuezes

24′ Ntepe merr krahun e djathtë, megjithatë në fund pengohet por pa faull

23′ Kundërsulm i Laçit, por Nuabueze vonohet dhe aty Qardaku mbyll hapësirat

18′ Bylis kundërpërgjigjet me Mëllugjen, por goditja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit të Stazhillës

14′ Dominim i Laçit. Greca pason për Xhixhën i cili i harruar nga ballshiotët gabon përballë portës

10′ Laçi gjen golin me Nuabueze por gjyqtari Xhaja ndal lojën për një prekje me dorë të sulmuesit

7′ Sërish vendasit të rrezikshëm. Nuabueze futet në zonë dhe kërkon pasimin për Grecën por aty Peposhi largon sferën në këndore

6′ Lushkja spostohet nga e majta në qendër, godet por topi devijohet dhe përfundon në goditje këndi

1′ Jep shenjën e parë Laçi, Hidi i pasigurt por ia del të kontrollojë sferën

1′ Starton sfida mes Laçit dhe Bylisit, vendasit kërkojnë vazhdimësinë ndërsa ballshiotët për fitoren e parë në këtë vit

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan