VIDEO/ Vrap në ballkon, Çikalleshi respekton rregullat e karantinës

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit.

Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja e sulmuesit të kombëtares sonë. Në mungesë të një hapësirë më të madhe në apartamentin e tij, Çikalleshi ka vendosur të vrapojë në ballkon.

Fatmirësisht hapësira në ballkon është relativishrt e madhe dhe Çikalleshi ka mundësinë të vrapojë. Aktualisht bomberi aktivizohet me Akisarspor në ligën e dytë turke, ku ka arritur të bëjë shumë mirë dhe të jetë një titullar i padiskutueshëm. /vipsport.al/