VIDEO / Tjetër dështim për Murinjon, eliminohet në shtëpi nga Kupa FA. Kalojnë Leister dhe Siti

Totenhemi është viktima e madhe e radhës në Kupën FA në Angli, pasi skuadra e Zhoze Murinjos ka rënë sot në fushën e vet përballë Leisterit. Trajneri portugez shpresonte që të ecte përpara në këtë turne për të synuar një trofe me skuadrën e tij, por londinezët kanë lënë për të dëshiruar me lojë edhe pse përballë kishin një ekip që noton në vendet e poshtme të renditjes në kampionatin anglez si Noruiç.

Vertongen i dha avantazhin londinezëve por ata u arritën nga Drmiç në pjesën e dytë duke bërë që takimi të shkonte në shtesa. Askush nuk ia doli të shënonte më dhe ndeshja u vendos nga gjuajtjet e penaltive. Lamela, Parrot e Fernandes gabuan nga pika e bardhë për Totenhemin duke bërë të heshtnin më shumë se 58 mijë tifozë të pranishëm ndërsa Noruiç festonte pasi realizoi 3 nga 4 goditjet e tij duke kaluar në çerekfinalet e Kupës FA.

Në turin tjetër kanë kaluar edhe Leister dhe Mançester Siti. Leisteri mundi 1-0 Birmingemin falë golit të Pereira, ndërsa Siti triumfoi me të njëjtat shifra falë golit të Agueros përballë Shefilld Uensdi.

Sot u hodh edhe shorti i turit tjetër që sheh të zhvillohen sfidat e mëposhtme për të përcaktuar katër gjysmëfinalistët:

Leister-Çelsi
Noruiç-Derbi/Mançester Junajtid
Njukasëll-Mançester Siti
Shefilld Junajtid-Arsenal

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan