VIDEO/ Te Kukësi bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi, Shehi dhe Xhika këshillojnë shqiptarët

Në këtë periudhë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit të gjithë duhet të rrinë në shtëpi dhe personave publikë e klubeve të futbollit u lind detyra të sensibilizojnë sa më shumë të jetë e mundur për të bindur qytetarët të qëndrojnë brenda.

Pas Partizanit, edhe Kukësi ka vendosur të sensibilizojë tifozët, duke i këshilluar të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur koronavirusin dhe këtë mision ka vendosur ta marrë përsipër trajneri i verilindorëve, Orges Shehi dhe portieri Xhika.

Ata bëjnë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të vendosura nga qeveria për të ruajtur familjarët tanë nga rreziku i infektimit më këtë virus. /vipsport.al/