VIDEO / Stërvitja në kushtet e shtëpisë, edhe Çyrbja bën apelin e tij

Të gjithë të qëndrojmë në shtëpi. Ky është apeli që dëgjohet kudo, për të luftuar një armik të pazakontë si COVID-19 i cili ka gjunjëzuar gjithë botën. Atyre që kanë bërë apel që të gjithë njerëit të evitojnë sa më shumë daljet dhe kontaktin me persona të tjerë për të evituar përhapjen e virusit, sot u është shtuar edhe Arbër Çyrbja.

Faqja e klubit të Teutës ka publikuar sot një video të tijën teksa tregonte se tashmë edhe ai ishte mbyllur në kushtet e shtëpisë për të kaluar këtë periudhë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Një portë e improvizuar dhe një top futbolli, aq mjafton për të dhënë një mesazh të qartë për të gjithë se duhet të bëjnë maksimumin për të mbajtur larg këtë virus të rrezikshëm. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan