VIDEO/ Stërvitja e Emanuela Rustës nuk ndalet, gjyqtarja shfaqet më në formë se kurrë

Emanuela Rusta po i tregon të gjitha vajzave se me pak vullnet dhe kreativitet mund të stërviten në mënyrë cilësore edhe në dhomën e ndenjës. Bukuroshja elbasanase dhe njëkohësisht gjyqtarja më e mirë në vend ka publikuar ditën e sotme pjesë nga seanca e saj stërvitore, ku duket në formë shumë të mirë dhe mos pasja e kushteve të duhura për tu stërvitur nuk ka ndikuar aspak në fizikun e saj.

Rusta aplikon ushtrime të ndryshme, ku edhe vëmendjen kryesore ia kushton këmbëve, që për një arbitre janë aq të rëndësishme. Emanuela improvizon edhe me sende alternative, ku ditën e sotme ka përdorur një shishe me ujë për të zëvendësuar girat e zkonshme të palestrës.

Kujtojmë se Rusta është gjyqtarja e parë femër që merr stemën e FIFA-s në historinë e arbitrimit shqiptar. Ajo ka pasur mundësinë të arbitrojë edhe ndeshje të Superiores, edhe pse akoma jo si gjyqtare kryesore. /vipsport.al/