VIDEO/ Shoku i ngushtë tregon gjëndjen e ish-trajnerit të boksit, që fillimisht u raportua si viktima e pestë

Skënder Kurti mëngjesin e djeshëm u raportua nga Ministria e Shëndetësisë si viktima e pestë, por disa minuta më pas u njoftua se ish-trajneri i boksit nuk ka ndërruar jetë, por ka pësuar vdekje klinike dhe pas përpjekjes së gjatë të mjekëve ka dalë nga vdekja klinike.

Një mik i ish-trajnerit të Tiranës dhe kombëtares sonë, Shkëlqim Hajdari ka folur rreth gjëndjes së Kurtit, duke zbuluar edhe detaje të mënyrës së jetesës së Skënderit.

“Gjendja Skënderit tashmë është e rëndë, por e stabilizuar. Në telefon kam biseduar me profesor Pëllumb Piperon. Ka bërë një vdekje klinike. Të shpresojmë që Skënderi do ta kalojë këtë moment. Skënderi është shumë i fortë, nuk ka konsumuar alkol, nuk ka pirë cigare.

Është marrë me sport gjithë kohën. Kjo tregon që ky virus nuk pyet për moshë. Pavarësisht se po kuptohet se moshat e vjetra janë më të prekura, kjo nuk përjashton edhe moshat e reja”, tha Hajdari. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan