VIDEO/ Perla e shpikjeve të karantinës vjen nga Olsi Gocaj, një rosë bie dëshmore

Karantina na ka kufizuar për të mos dalë jashtë shtëpive tona, por ka zgjuar te njerëzit në mbarë botën fantazi, që nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë. Futbollistët shqiptarë kanë provuar të prodhojnë gjëra interesante, me Osmanin e Ditën, që deri tani ruanin ndjeshëm kreun, por Olsi Gocaj “ja ka marrë në kthesë” të dyve.

Mesfushori i Flamurtarit e ka pasion gjuetinë dhe zgjedh ta improvizojë skenën klasike të këtij sporti në shtëpinë e tij. I fshehur pas divanit, ai ndjell rosat e egra në mënyrën tradicionale të gjuetarëve dhe në fund njëra prej tyre përfundon në tokë dhe qeni i Gocajt vrapon ta marrë. Sigurisht rosat janë lodra, por inskenimi i shkodranit është aq perfekt, sa mund të na krijojnë edhe iluzionin se janë të gjalla. /vipsport.al/