sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Pakujdesia e FSHF me konkursin, mashtrohen nga konkurrenti që dërgon videon e ish-lojtarit të Milanit

Shqipëria tashmë është në izolim ashtu si dhe Europa. Koronavirusi mund të luftohet vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe kjo është zgjidhja e vetme. Kështu, për të kaluar edhe sa më mirë, FSHF kishte menduar të hapte një konkurs me fëmijë të cilët do të dërgonin video duke xhongluar.

Numri i videove të dërguara në FSHF kanë qenë të shumta, ndërkohë që disa prej tyre kanë filluar edhe të publikohen. Por, një prej atyre që ka dërguar videon duke se ka mashtruar FSHF teksa në videon e dërguar nuk është Klejdis Sylja siç edhe shkruhet, por bëhet fjalë për ish-futbollistin e Milanit, Hakim Mastur.

Video bëhet edhe më e dukshme që është manipuluar pasi është prerë dhe duken vetëm lëvizjet e këmbëve dhe jo fytyra, por FSHF i ka shpëtuar dhe ka vendosur ta publikojë.  /VipSport.al/