VIDEO/ Një mesazh nga Tirana: Bashkë për një qëllim… për jetën! Na mungojnë “selfiet” dhe “+3”

Futbolli në vend është ndalur teksa tashmë vëmendja kryesore është te lufta kundër COVID-19. Kryesorja është parandalimi që infeksioni të shpërndahet në masë të madhe, ndërsa në këtë pjesë po ndihmon edhe sensibilizimi nga futbollistë e klube të ndryshme.

Së fundmi, një mesazh i fortë ka ardhur edhe nga klubi i Tiranës nëpërmjet një video me sloganin “Bashkë për një qëllim… për jetën!”. Bardheblutë kërkojnë respektimin e masave të marra, në mënyrë që më pas stadiumi të jetë sërish i tejmbushur me tifozët e tyre për të nisur sprintin final drejt titullit të shumëpritur.

Ndërkohë, në mesazh theksohet se sa shumë iu mungon kryeqytetasve futbolli, stërvitjet, si dhe “selfiet” e “+3” që pushton rrjetet sociale pas çdo fitore që Tiranën e afron te titulli. Për më shumë ndiqni videon e përgatitur nga 24-herë kampionët e Shqipërisë… /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan