VIDEO/ Na e tregon Bruno Dita, ish-mbrojtësi i Skënderbeut nga Gambia kërcente tallava

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria.

Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku nuk arriti të jetë një lojtar vendimtar, megjithëse minutat në fushën e lojës nuk iu kursyen. Ai u largua në merkaton e janarit dhe aktualisht aktivizohet në Gjeorgji me ekipin e Samtredia.

Bruno Dita nuk i harron momentet e bukura të 23-vjeçarit nga Gambia në Korçë dhe tashmë zbulon një video mjaft interesante të Sambu, i cili këndon nën ritmet e këngës sponsorizuese të një restoranti të muzikës ritmike, që në vendin tonë dhe në Ballkan ka një popullaritet mjaft të madh. /vipsport.al/