sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Murinjo tregon se është “Special One”, me maskë duke ndihmuar në azilet e pleqve

Zhoze Murinjo tregon vazhdimisht se është një personazh shumë i veçantë dhe jo vetëm me deklaratat e tij që shpeshherë krijojnë polemika të mëdha. Trajneri portugez ka zgjedhur që të mos qëndrojë në shtëpi siç u është kërkuar shumicës së anglezëve dhe ditën e sotme e ka kaluar jashtë.

Por ai kishte një arsye fisnike për ta bërë një gjë të tillë. Ai iu bashkua nismës së “Age UK” për të ndihmuar më të moshuarit dhe kaloi ditën e sotme si vullnetar duke shpërndarë ushqime dhe duke u kujdesur për më të moshuarit në qendrat e specializuara apo në shtëpitë e tyre.

Ai zgjodhi zonën pranë qendrës stërvitore të Totenhemit duke dhënë shembullin e mirë për popullsinë vendase se mund të jepnin kontributin për të ndihmuar shtresat që janë më vulnerabël ndaj koronavirusi në këto muaj. Një gjest i veçantë që është përshëndetur edhe nga tifozët në rrjetet sociale, dhe jo vetëm ata të Totenhemit. /vipsport.al/