VIDEO / Motivimi i veçantë i trajnerit nga Fieri që kryeson kampionatin e U-17

Kjo periudhë është mjaft e vështirë edhe për fëmijët dhe sidomos ekipet e moshave. Nëse në skuadrat e para, sporti është edhe si detyrë, duke qenë se lojtarët paguhen, tek moshat është edhe një formë kënaqësie për fëmijët, apo dhe ata më të rriturit që garojnë në garat e U-15, U-17 dhe U-19.

Bledar Borova ish-futbollist te Apolonia në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, para më shumë se një dekade, prej vitesh punon me ekipet e moshave në Fier, në radhët e Akademisë “Apolonia”. Borova këtë sezon drejton skuadrën U-17 të Apolonisë që kryeson grupin dhe ka mjaft lojtarë premtues.

Në kuadër të video dhe postimeve që po bëhen këtë periudhë në rrjetet sociale, duket një video mjaft e veçantë, por edhe një motivim se si trajneri u drejtohet lojtarëve të tij, ndërsa ata sapo ai jep sinjalin për start, fillojnë ushtrimet nga shtëpia.

Më poshtë do të gjeni edhe videon e veçantë të trajnerit të U-17 që në këtë periudhë shërben edhe si një motivim psikologjik për fëmijët…
E.Saliu/VipSport.al