VIDEO/ Mesazh sensibilizues nga kampioni i Formula 1, Hemilton: Qëndroni të qetë dhe lani duart

Koronavirusi ka prekur edhe botën e Formula 1. Gara më e ndjekur e automobilizmit kishte parashikuar të niste sezonin e ri në fundjavën që lamë pas me Çmimin e Madh të Australisë. Por, situata e krijuar nga Koronavirusi, si dhe fakti se Meklaren u tërhoq pak orë para garës për shkak se një prej mekanikëve të saj rezultoi i infektuar me COVID-19, bëri që Federata të merrte vendimin drastik për shtyrë në një tjetër moment startin e sezonit.

Tashmë, të shtyra janë edhe Çmimi i Madh i Bahreinit e i Vietnamit, pa llogaritur atë të Kinës. Sakaq, mbetet në varësi të situatës edhe zhvillimi i garës së Holandës më datë një maj. Ndërkohë, një mesazh sensibilizues ka ardhur nga kampioni në fuqi i Formula 1, Ljuis Hemilton. Britaniku apelon që njerëzit të mos udhëhiqen nga paniku por të qëndrojnë të qetë dhe të lajnë duart.

“E di që Koronavirusi mund t’i bëjë njerëzit nervozë, por dua t’iu them të qëndroni të qetë dhe të mos udhëhiqeni nga paniku. Mos harroni të shpërndani përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë. Dhe, mos harroni se larja e duarve është është gjëja më e rëndësishme për të mbrojtur veten nga Koronavirusi. Siguroheni që për 20 sekonda të lani duart me sapun dhe ujë”, u shpreh Hamilton. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan