VIDEO/ Mavrajn e lë “Audi” në mes të rrugës, detyrohet të bëjë rolin e mekanikut

Koronavirusi “ka zënë” edhe makinën e Mërgim Mavrajt. Të paktën kështu thotë mbrojtësi i kombëtares sonë, teksa ka ngelur në rrugë dhe është detyruar të bëjë vetë rolin e mekanikut, duke e ngritur mjetin e tij nga toka me ndihmën e krikut.

Mbrojtësi i Grojter Furthit ka postuar një video në rrjetet sociale ku me një dorë filmon me celularin e tij dhe tjetrën e përdor për të zgjidhur problemin e “Audit” të tij. Ashtu si të gjithë edhe Mavraj po tregohet aktiv këto ditë në rrjetet sociale dhe ka vendosur që të ndajë me ne një problem jo të vogël në këto kohë koronavirusi, ku karroatrecët gjenden me pikatore.

Mavraj ka luajtur 19 ndeshje, të gjitha si titullar këtë sezon me skuadrën e tij në Bundesliga 2 dhe ka arritur të japë edhe një asist. Ky është sezoni i parë i tij me Grojter Furth. /vipsport.al/