VIDEO / Kohë pushimesh, por Dinamo i kujton Egbosë dhe Tiranës golin e veçantë të Daniel Xhafajt dhe titullin në 2001!

Kampionati është i pezulluar, por duket se tashmë ka nisur prej javësh edhe një garë në “Facebook”, mes shumë lojtarëve, trajnerëve apo dhe klubeve…

Kështu, duket se rivaliteti mes ekipeve kryeqytetase vazhdod, ndonëse Dinamo është në Kategorinë e Parë dhe Tirana e Partizani janë pjesë e elitës. Kjo ka pak rëndësi, sepse kur përmend Dinamon, bëhët fjalë për një nga ekipet me më shumë trofe në vendin tonë….

Por, në një postim që kanë bërë dinamovitwt në faqen zyrtare, ajo që bie në sy është një thumbim që i kanë bërë Tiranës, të cilën në 2001 e kanë pasur edhe rivale për titullin.

Në sfidën e zhvilluar në “Qenala Stafa”, shihet një gol që Daniel Xhafaj i ka shënuar Emanuel Egbosë, atëherë portier te Tirana, ndërsa sot trajner, madje goli është i veçantë, sepse topi i gjuajtur nga ish-bomberi vlonjat i disa skuadrave nëelitën tonë është futur mes këmbëve të “gardianit” të Tiranës.

Ja postimi në faqen e Dinamos pak orë më parë…

E.Saliu/VipSport.al/