VIDEO / Klop: Në karantinë provova edhe kërcimin e Oks, nuk ishte aq keq sa mendoni!

Jurgen Klop ka pranuar se edhe ai është përfshirë në “sfidat” që futbollistët e Liverpulit i kanë lëshuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale për të kaluar kohën gjatë karantinës në këto ditë ku e gjithë bota është mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit. Trajneri mendon se lojtarët kanë gjetur mënyrën e duhur për të kaluar kohën e për të mos u mërzitur dhe gjithashtu se edhe ai ka ndjekur këto sfida me interes.

Një nga videot më të famshme ishte ajo e Oksleid-Çambërlein teksa kërcente me të dashurën e tij, Perri Eduards, ndërsa tjetra ishte e Milner teksa shkurtonte barin në oborr me metër në dorë.

“Ne kemi një grup në Ëhatsapp që është shumë i madh dhe shumë intensiv pasi djemtë janë gjithmonë shumë aktivë aty. Ata janë të interesuar në gjithçka që po bëjnë të tjerët, nëse Oks po hedh gjë në Instagram apo jo, ndaj kjo ndihmon shumë në këtë moment, pasi atmosfera është e mirë. Unë nuk shkurtova barin, por provova kërcimin e Oks! Nuk ishte aq keq sa do të mendoni!

Është e rëndësishme që në këtë periudhë të tregojmë të gjithë se e marrim këtë situatë me seriozitet, por mbetemi qënie njerzëore”, tha Klop për mënyrën humoristike me të cilën futbollistët shpreheshin në rrjetet sociale në këtë periudhe shumë kritike. /vipsport.al/