VIDEO/ Jo më letër higjenike, Broja nis një tjetër sfidë në rrjetet sociale

Me futbollin e ndalur për shkak të COVID-19, lojtarët tashmë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, po kërkojnë forma nga më të ndryshmet për t’u zbavitur e kaluar kohën. Rrjetet sociale janë një ndihmesë e madhe në këtë aspekt, ndërsa së fundmi futbollistët nisën edhe një sfidë duke xhongluar me letër higjenike.

Një sfidë e cila u shpërnda shumë dhe në të u përfshijnë thuajse të gjithë. Mirëpo, me kalimin e ditëve, loja u kthye në monotone dhe për ta ndryshuar këtë zakon ka menduar Armando Broja. Sulmuesi i talentuar që debutoi me ekipin e parë të Çelsit, ka postuar një video teksa është duke xhongluar një portokall, madje gjendet i ulur në karrige duke vështirësuar edhe më shumë sfidën.

Kështu pas realizimit nga 18-vjeçari,sfida tashmë është e hapur edhe për futbollistët e tjerë, në përpjekje për ta kthyer edhe këtë në një sfidë po aq të përhapur sa ajo e letrës higjenike. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan