VIDEO / Jasir Asani nuk mund ta humbte sfidën, vazhdon spektakli me letër higjenike

Letra higjenike ka zëvendësuar topin e futbollit në shtëpitë e shumë futbollistëve, të cilët po i bashkohen pak nga pak sfidës që u kthye virale në rrjetet sociale për të bërë sa më shumë xhonglime. Futbollistë të kombëtares apo lojtarë të kampionatit shqiptar tashmë kanë filluar të tregojnë talentin e tyre në këtë sport të ri që po pushton rrjetet sociale.

Së fundmi, sfidës i është bashkuar nga Suedia e largët edhe Jasir Asani. Sulmuesi i AIK ka shpalosur talentin e tij, por ndërkohë ka sfiduar lojtarë të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë, duke bërë pjesë të sfidës emra si Solomon e Feratin të Partizanit, apo edhe Likën e Luftëtarit, të cilët i janë përgjigjur me shpejtësi sfidës duke postuar edhe ata videot e tyre.

Një mënyrë për të kaluar kohën por edhe për t’u argëtuar vetë bashkë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale në një periudhë ku ndoshta shumëkush ka nevojë që të shkëputet paksa nga realiteti i zymtë që po përjeton e gjithë bota. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan