VIDEO / Ish-lojtari i Superiores vendos derbin, gol me dedikim për ata që luftojnë koronavirusin

Ndër të paktat kampionate në botë që po luhen këto ditë, është edhe ai i Nikaraguas së largët, ku protagonist po bëhet që prej vitit të kaluar një ish-futbollist i Kategorisë Superiore. Pablo Gajego, sulmuesi i cili për disa muaj ishte pjesë e Kastriotit në sezonin e kaluar, është zhvendosur në këtë kampionat ku vesh fanellën e Managuas.

Atje ai ka shkëlqyer duke u kthyer në lojtar protagonist për klubin e tij duke shënuar gola me vazhdimësi dhe duke qenë një ndër emrat më të spikatur të kampionatit në Nikaragua. Gajego dje ka qenë protagonist në derbin e kryeqytetit, mes Managuas dhe Municipal Zhalapa.

Ai ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe ka menduar që t’ia kushtojë atë pikërisht atyre që po vuanin shumë në këto momente në çdo cep të botës. Gajego vendosi dorën mbi gojë sikur po mbante një maskë dhe dorën tjetër e ngriti drejt qiellit. “Goli im është për të gjithë ata që tani po përballen me COVID-19”, ishin fjalët e sulmuesit spanjoll. Një dedikim i këndshëm për një moment të vështirë që po e përjetojnë shumë njerëz në gjithë globin. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan