sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Imami për vrap nga Liqeni, është bardhekuq, por nuk ngurron të vishet bardheblu

Eni Imami, ashtu si çdo futbollist tjetër e ka të vështirë të qëndrojë në shtëpi dhe gjatë kësaj periudhe izolimi e ka gjetur mënyrën të dalë nga shtëpia, pavarësisht rregullave strikte të vedosura nga autoritetet.

Ditën e sotme mbrojtësi i Skënderbeut ka vendosur të dalë për vrap në parkun e Liqenit Artificial, me qëllim ruajtjen e formës fizike. Përtej vrapit dhe rregullave, në videon e postuar nga Imami bie në sy veshja e mbrojtësit.

Ai shfaqet me uniformën e Tiranës së këtij viti, të cilën Imami e mban akoma dhe duket se ka vendosur ta përdorë edhe pse në merkaton e dimrit u transferua te Skënderbeu dhe lëshoi edhe deklarata nëgative në lidhje me largimin e tij. /vipsport.al/