VIDEO/ Ilda Bejleri tregon dy javët e saj në karantinë, i ka kaluar ndryshe nga çdo i famshëm tjetër

Koronavirusi ka bërë që të gjithë të mbyllen nëpër shtëpia dhe të organizojnë jetën e tyre brenda asaj hapësire të vogël, ndërkohë që ne jemi mësuar ta jetojmë jetën në lëvizje të pakufizuar, e sidomos Ilda Bejleri.

Gazetarja e famshme sportive ka postuar një video në rrjetet sociale dhe tregon se nuk ndihet aspak mirë dhe ndryshe nga personat e tjerë të estradës sonë, ajo nuk e kalon kohën duke gatuar apo bërë palestër, por e shoqëruar nga ndjenja negative, pas plot 15 ditësh e mbyllur në shtëpi.

Ajo tregon se ankthi është armiku kryesor i saj dhe në këto kohë të vështira, ai që i është gjendur më pranë dhe ka arritur të marrë ngushëllim, është Zoti. Ajo tregon se e ka të pamudur të përqendrohet të lexojë libra, pasi tregon se është nga ato persona që nuk e menaxhojnë dot stresin.

Ilda përsërit edhe mesazhin e famshëm për të qëndruar në shtëpi për të mos e përshkallëzuar më shumë situatën e vështirë që po kalojmë. Më në fund një person publik është si të gjithë ne, që nuk e kemi edhe aq të lehtë të qëndrojmë në shtëpi dhe nuk është se na ikën gjithë stresi duke lexuar apo gatuar. /vipsport.al/