VIDEO / Harrojeni letrën higjenike! Provoni sfidën e mesfushorit të Real Sociedad, e bëni dot?

Shumë futbollistë në të gjithë globin kanë kaluar këto ditë të mbyllur në shtëpi duke u stërvitur në mënyra nga më të ndryshmet, por edhe duke lëshuar sfida për lojtarët e tjerë apo ndjekësit e tyre që t’i kopjonin. Sfida e mesfushorit të Real Sociedad, Mikel Merino, është padyshim një nag më të veçantat dhe më të vështirat për t’u realizuar.

Futbollisti ka shpërndarë nëpërmjet adresës së klubit një video ku shihet duke kryer ushtrime bashkë me të fejuarën e tij, Lola. Ushtrime që duken më shumë nga ato të ekuilibristëve të cirkut se sa gjimnastikës së mirëfilltë.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, por deri tani asnjë nga shokët e skuadrës nuk ia ka dalë që të bëjë të njëjtën gjë. Po të shihni videon, e kuptoni qartësisht pse… /vipsport.al/