VIDEO/ Eni Imami ka një përgjigje për të gjithë ata që e quajnë tradhtar, flet me zërin e Ahmed Kalasë

Eni Imami la Tiranën këtë merkato dimri dhe u largua drejt Korçës, ku u bashkua me Skënderbeun. Një lëvizje që krijoi jo pak polemika, me tifozët bardheblu, të cilët kurrë nuk kanë dëshirë që lojtarët e tyre të transferohen në kundërshtarë brenda vendit.

Eni Imami gjithë tifozëve që e quajnë tradhtar ka vendosur t’i përgjigjet nëpërmjet një video të postuar në “Instagram”, ku flet një prej imamëve më të shquar të vendit tonë, Ahmed Kalaja. Ky i fundit në këtë periudhë karantine ka vendosur tu përgjigjet pyetjeve të fansave të tij në “Facebook”.

Kalaja dihet tashmë që është tifoz me Tiranën dhe shpesh pyetet edhe rreth klubit bardheblu, në këtë rast rreth largimit të mbrojtësit.

Tifozi: Eni Imami është tradhtar i Tironës se na iku pa lënë gjurmë.

Kalaja: Eni Imami është habibi i zemrës sepse në radhë të parë ai i shërben familjes së tij. Kështu që Zoti e shpërbleftë dhe e ruajttë. Pastaj ai nuk është tradhtar sepse edhe mbiemrin e ka Imami. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan