VIDEO/ Edhe Vesel Limaj thyen rregullat e karantinimit

Futbolli në vendin tonë dhe në gjithë Europën është ndalur dhe të gjithë pa përjashtim duhet të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për të evituar përhapjen e Covid-19. Një vendim i dhimbshëm për futbollistët, që e kanë shumë të vështirë për të qëndruar nëpër shtëpia sepse duhet të stërviten për të ruajtur formën fizike.

Por në të tilla raste është më e rëndësishme jeta jote dhe e të tjerëve se çdo gjë tjetër. Gjithsesi disa futbollistë e marrin me lehtësi këtë fakt dhe vendosin t’i lënë për disa orë shtëpitë e tyre dhe të dalin për një xhiro me biçikletë, apo me vrap, siç ka bërë mbrëmjen e djeshme Vesel Limaj.

Mesfushori i Kukësit ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihet teksa bën vrap në një pamje mjaft të bukur, por ka një problem. Limaj ka thyer rregullin e vendosur nga qeveria për të qëndruar brenda shtëpisë.

Shpresojmë, që ai dhe disa kolegë të tij të mos e bëjnë më këtë veprim sepse përveç se japin një shembull jo pozitiv për të tjerët, mund të dënohen edhe me masë administrativë prej 10 mijë lekësh dhe bllokim të makinës për 3 muaj në rast se e kanë një të tillë. Gjoba është për ata që dalin pas orës 18:00. Me vrapin që po bënte me shumë mundësi Limaj do e kishte evituar dënimin. /vipsport.al/