VIDEO/ E nisi Edon Hasani, futbollistët e Superiores sjellin trendin e ri të flokëve

Edon Hasani para pak ditësh vendosi të qethet dhe pasi përfundoi tha: Edhe me mu lut Edi Rama me dal jasht, nuk dal. Arsyeja ishte shumë e qartë. Edoni u qeth zero dhe njëkohësisht me “shëmtinë” e supozuar nga ai, solli një trend të ri në Superiore.

Edhe pse mesfushori bardheblu nuk nominoi futbollistët e Kukësit, këta të fundit kanë nisur një sfidë mes tyre. Eduart Rroca, edhe pse jo në ekstremet e Hasanit, është qethur shumë shkurt dhe një prej të nominurve të tij është përgjigjur ditën e sotme.

Vasil Shkurtaj ka bërë një prezantim mjaft interesant të lukut të tij të ri. Me syze dhe kapele dhe nën një suspancë mjaft elektrizuese, sulmuesi ka konfirmuar se e ka pranuar sfidën e shokut të tij të skuadrës dhe është qethur shkurt. Sfida vazhdon, qerosë të tjerë do të shohim… /vipsport.al/