VIDEO / “E meritoni t’ju bjerë virusi”, trajneri Zhezus u kundërvihet gazetarëve

Zhorge Zhezus, trajneri i Flamengos, është bërë përsëri objekt diskutimesh në Portugali, për mënyrën se si i është kundërvënë gazetarëve vendas. Tekniku ishte kthyer nga Brazili, ku deklaroi se ishte me koronavirus e nuk e priste që në aeroport të kishte radhë për ta pritur.

Në momentin që ai mbërriti në Lisbonë, një turmë e madhe gazetërësh e kameramanësh iu afruan për ta intervistuar, pa maska apo dorashka, andërsa ai ishte I pajisur me të tilla. Ai u kërkoi atyre të largoheshin disa herë pasi nuk dëshironte të fliste dhe që ta linin të qetë. Por gazetarët dhe kamerat e ndoqën nga mbrapa shumë afër dhe atëherë ai shpërtheu. “E meritoni t’ju bjerë virusi”, ishin fjalët e teknikut para se të largohej tejet i nervozuar.

Më kthimin në Portugali, Zhezus e presin dy javë karantinë e detyrueshme, masë që ka marrë shteti për çdo person që vjen nga jashtë në këtë vend, për të evituar përhapjen e infeksionit të rrezikshëm. Zhezus ishte i mërzitur edhe nga fakti se për pasojë të virusit, dy ditë më parë kishte humbur një shok të ngiushtë dhe ish-bashkëpunëtor të tij. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan