

Armando Broja ka qenë pjesë e skuadrës së Çelsit në stërvitjet e fundit dhe mendohej se sot në ndeshjen e Kupës FA të londinezëve ndaj Liverpulit, do të vinte edhe momenti i tij për të zbritur në fushë mes profesionistëve.
Por edhe pse u stërvit dhe udhëtoi sot në stadium me ekipin e parë, sulmuesi i talentuar shqiptar nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e grupit të lojtarëve që do të zbresin sot në fushë apo do të ulen në pankinë Lampard ka zgjedhur që një nga adoleshentët e ekipit të të rinjve, Gilmor, të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë ndaj Liverpulit. ndërsa Anjorin, një tjetër talent nga të rinjtë, do të jetë në pankinë.
Broja edhe këtë herë do të ulet në tribunë, por fakti se Lampard ka filluar ta afrojë me ekipin e parë, shton më shumë shanset e tij që të debutojë së shpejti me blutë. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment