VIDEO/ Bare nuk ndalet as nga shtëpia, ritmi i stërvitjes mbetet i lartë

Futbolli vazhdon të jetë i ndalur teksa vëmendja kryesore është te lufta ndaj koronavirusit, në përpjekje për të ndërprerë infektimet masive. Ndërkohë, një problem për futbollistët do të jetë ai i të qëndruarit në formë, në momentin kur aktiviteti të rifillojë. Megjithatë, lojtarët po respektojnë këshillat e marra nga stafet teknike, ndërsa mundohen t’i zbatojnë me aq sa kanë mundësi në shtëpitë e tyre.

Ky është edhe rasti i Keidi Bares, i cili nga një postim në profilin e tij të Instagram duket se po kryen një ritëm të lartë të stërvitjes pavarësisht kushteve shtëpiake. Mesfushori ka përshtatur ambientin në mënyrë që të jetë gati në momentin kur të nisë kampionati, e të vazhdojë të tregojë rëndësinë e tij për klubin e Malagës.

Kujtojmë, se para ndërprerjes, Bare sapo ishte kthyer nga një dëmtim dhe ende nuk ishte në formën e tij optimale, megjithatë kjo koha duket se do e lejojë fierakun e kombëtares të jetë në maksimum. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan