VIDEO / Bajerni kalon në gjysmëfinalen e Kupës, surprizën e bën ekipi i kategorisë së 4-t ku luan mesfushori i Kosovës

Bajern Mynih ka siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, duke mundur në transfertë Shalken dhe duke u konfirmuar si ekipi kryesor edhe këtë edicion sa i përket objektivit të sigurimit të çdo trofeu vendas.

Trajneri Hansi Flik, ashtu siç pritej, bëri disa ndryshime në formacionin e ekipit për shkak të dëmtimeve të disa prej titullarëve, por gjithsesi ekipi i tij vazhdoi të dominonte ndaj vendasve në çdo aspekt duke kërkuar me ngulm golin derisa e gjeti me anë të Kimish në fundin e pjesës së parë. Më pas, gjithçka u bë e thjeshtë për bavarezët të cilët administruan mirë rezultatin dhe në fund dolën nga stadiumi me kualifikimin që kërkonin.

Nëse kjo fitore nuk ka çuditur askënd, ajo që ka bërë surprizën ishte skuadra e kategorisë së katërt gjermane, Sarbruken, e cila falë penalltive eliminoi nga Kupa Fortuna Dyseldorf të Bundesligës. Ekipi në të cilin është pjesë edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Fanol Përdedaj, mbylli 120 minutat me rezultatin 1-1, duke bërë që sfida të shkonte me penallti ku triumfoi 7-6 vetëm pasi u ekzekutuan 20 goditje nga pika e bardhë,. ./vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan