VIDEO / Askush si Bolonja, lojtarët e klubit italian telefonojnë tifozët që jetojnë të vetëm

Thuajse të gjitha klubet e futbollit në Itali kanë ndërmarrë nisma nga më të ndryshmet për të mbajtur të impenjuar tifozët e tyre gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi si pasojë e koronavirusit. Kush me lojëra në rrjetet sociale, kush me kuice apo me turne të Play-Station, të gjithë po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të mbajtur afër tifozët.

Por nisma e Bolonjës në Itali ka qenë me të vërtetë e veçantë. Klubi i Serisë A ka zgjedhur që të qëndrojë më pranë atyre që kanë me të vërtetë nevojë, ata që jetojnë të vetëm në shtëpi. Klubi ka publikuar në rrjetet sociale video se si tre futbollistët Anxhelo Da Kosta, Andrea Poli dhe Rikardo Orsolini, bashkë me drejtuesin Andrea Di Vaio, u telefononin atyre.

Futbollistët shkëmbenin disa batuta me tifozët të cilët po kalojnë të vetmuar këto ditë karantinimi, duke i ftuar që të durojnë se shumë shpejt do të kthehen përsëri t’i shohin në shkallët e stadiumit e t’u gëzohen emocioneve të futbollit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan