Vetëm një stadium për 150 futbollistë, e ardhmja e Lushnjës së futbollit në udhëkryq!

Shumë është premtuar se do të ketë një aneks modern, e madje do të filojnë edhe punimet në stadium, por të paktën në këto 2-3 sezonet e fundit kanë mbetur në rangun e premtimeve. Madje skuadra u ngjit në elitë, por asgjë. Staidumi i Lushnjës, “Roza Haxhiu” duket se ka mbetur tashmë si një relike!

Ambientet e brendshme dhe rrethimi, pa thënë se shkallët tashmë kanë degraduar dhe duan ndërhyrje. Ndërkohë që në Lushnjë askush nuk kujtohet edhe pse në qytet ka shumë ekipe moshash dhe sot janë 150 sportistë në qytetin e Lushnjës. Duke filluar që nga skuadrat e fëmijëve, e deri tek ekipi i parë…!

Por, ku do të zhvillohen fëmijët?! Aneksi që është në hyrje të stadiumit është një fatkeqësi më vete për Lushnjën e futbollit. Baltë e lluc në dimër si dhe pluhur në verë. E paimagjinueshme, për një qytet që e do dhe jeton me futbollin.

Lushnja këtë sezon synon Superioren. Në fakt, asnjëherë në Lushnjë nuk ankohen për paga. Por, do të ishte mirë, që klubi më mirë të investojë një sezon te terrenet e stadidumi, për të pasur një të ardhme për disa dekada të sigurtë dhe të rikthehet tradita e lojtarëve vendas, që në vitet e fundit janë sa gishtat e njerës dorë!

E.Saliu/VipSport.al/