Veseli zbulon “arratinë” nga Italia: Më thanë të largohesha, te Le Mansh do na ulin rrogat

Frederi Veseli ka pak kohë që ka nisur një aventurë të re në futbollin francez, ku i është bashkuar Le Mansh. Futbollisti I përfaqësueses ka treguar për “Fan Zone” se si është kjo eksperiencë e re e sidomos pse u largua nga Empoli ku në disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit.  

“Ambientimi në Francë? Kam lindur në Zvicër në Lozanë ku gjuha e parë është frengjisht. Tani jemi brenda, për momentin mirë, po stërvitem pak. Jam në Francë, më shumë mërzitem për familjarët që janë në Zvicër, se atje nuk kanë mbyllur punë e gjithçka, ka më shumë rrezik për infektim. Këtu janë të gjitha të mbyllura, kemi të drejtë të shkojmë vetëm në farmaci e supermarket.

Situata në futboll? Kjo krizë shëndetësore është edhe krizë ekonomike. Ne kemi biseduar me klubin se do të na ulen rrogat por nuk e dime saktësisht sa. Por e para është shëndeti dhe të mos kemi dëmtim personash që fitojnë më pak. Ne fitojmë më shumë, por normal do mendohet që të mos humbin rrogën ata që fitojnë më pak.

Transferimi në Fracnë? Dëshira ishte të qëndroja te Empoli, por ndodhën disa probleme. Më kërkuan të largohem se nuk do të luaj më, lajmi më erdhi vonë, me 16 janar. Kisha oferta për t’u larguar nga Europa, më ftuan pastaj te Le Mansh duke më treguar që kishin një project që të ngjiteshin. Thashë të shkoja të provoja veten në një kampionat tjetër, flas anglisht e frangjisht, stilin e lojës mund ta ndryshoj e thashë pse jo është edhe një eksperiencë e re”, tregoi Veseli. /vipsport.al/