“Ushtari” Di Livio për Serinë A: Erdhi momenti që të mbyllim gjithçka dhe anullojmë kampionatin

Klubet në Itali insistojnë që të mbyllin kampionatin duke luajtur edhe ndeshjet që mbeten. Por jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mëyrë. Një nga ish-futbollistët e Italisë, që ka veshur ndër të tjera fanellën e Juventusit dhe Fiorentinës, Anxhelo Di Livio, mendon se ky kampionat duhet mbyllur.

“Ka ardhur momenti që të mbyllim gjithçka dhe të anullojmë përfundimisht kampionatin”, tha ish-mesfushori i cili në karrierën e tij mori nofkën “ushtari”. “Nuk ka asnjë kuptim që të luhet, njerëzit po mendojnë për gjithçka përveçse për titullin kampion. Nuk di të them se kur mund të rifillohet. Do të ngjesheshin shumë ndeshje e do të vihej në vështirësi i gjithë sistemi i futbollit, duke llogaritur që vitin e ardhshëm do të jetë Europiani.

Ndaj mendoj se është më korrekte që të anullohet sezoni dhe të jetë njëlloj për të gjithë, duke rifilluar në korrik apo gusht me sezonin e ri. Vetëm kështu do të mund të shpëtojmë futbollin italian”, ishte sugjerimi i Di Livios. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan